Në Javën e Lëvizjes, Vetëvendosje nderon kujtimin e Arbënor Deharit

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar familjen e Arbënor Deharit në ditën e dytë të Javës së Lëvizjes.

Kjo u bë e ditur, përmes një postimi në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetin social Facebook.

“Kujtimi për Arbënorin mbetet i gjallë dhe aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën dhe në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë. Arbënori na mësoi se idealizmi nuk është larg realitetit; përkundrazi, është forca që e ndryshon atë”, thuhet njoftim.

Postimi i plotë:

Përvjetori i Arbënor Deharit

Në ditën e dytë të Javës së Lëvizjes, kujtojmë aktivistin, shokun dhe njeriun që vazhdon të mbetet shembull i angazhimit politik brenda organizatës sonë, Arbënor Dehari.

Sot, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me sekretarin organizativ Alim Rama, ministra, zyrtarë të Lëvizjes dhe aktivistë, vizituan familjen Dehari, për të vazhduar më pas homazhet te varri i Arbënorit.

Kujtimi për Arbënorin mbetet i gjallë dhe aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën dhe në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë. Arbënori na mësoi se idealizmi nuk është larg realitetit; përkundrazi, është forca që e ndryshon atë.

Përjetësisht me ne, në zemrat dhe mendjet tona, Arbënor Dehari!

Të ngjashme