Tragjedia në Kobaj të Prizrenit: Ndalohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë ndaluar lidhur me rastin tragjik në Kobaj të Prizrenit. Klan Kosova mëson se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur, 16-vjeçar.

Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.

Si pasojë e përleshjes mes disa personave, sot ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara dyshohet nga mjeti i mprehtë.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe babai i tij, i cili aktualisht po trajtohet në spital, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme