Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Përveç suksesit të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës, Dua Lipa po tërheq vëmendje edhe për pasionin e saj ndaj letërsisë dhe promovimit të kulturës së leximit, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me publikun pesë libra që i konsideron të veçantë dhe që, sipas saj, meritojnë një vend në bibliotekën e çdo lexuesi. Bëhet fjalë për vepra që trajtojnë tema të ndryshme, nga identiteti personal dhe sfidat shoqërore deri te përvojat e thella njerëzore.

Në listën e rekomandimeve të Dua Lipës përfshihen libri Bad Feminist i Roxane Gay, romani i njohur The Handmaid’s Tale i Margaret Atwood, Flesh, Small Boat dhe Crying in H Mart, një vepër e vlerësuar gjerësisht nga kritika dhe lexuesit në mbarë botën.

Përmes këtyre rekomandimeve, artistja tregon interesimin e saj për tema që lidhen me barazinë, identitetin kulturor, sfidat sociale dhe rrëfimet personale që prekin lexuesin.

Dua Lipa vazhdon të mbetet një nga figurat më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, ndërsa përveç muzikës, ajo shpesh përdor platformën e saj për të promovuar artin, kulturën dhe leximin.

Rekomandimet e saj po mirëpriten nga fansat dhe dashamirët e librave, duke dëshmuar se ndikimi i saj shkon përtej skenës muzikore dhe shtrihet edhe në nxitjen e leximit dhe diskutimeve kulturore.

Të ngjashme