Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shtruar një kërkesë interesante ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja ‘luti’ Mulla Osmanin që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, të njëjtës i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Pos tjerash, Musliu thotë se Mihalit po i del edhe në ëndërr Lushtaku.
E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.
Ky reagim i Musliut vjen pas përmendjes së herëpashershme të Lushtakut nga Mihali.