Kontrollet intensive në dogana, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Vijojnë me intensitet kontrollet dhe operacionet e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën Durrës-Bari, shërbimet doganore konstatuan dhe sekuestruan një shumë prej 19,000 eurosh të padeklaruara, shkruan TopChannel.

Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa kontrollet në terren vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e zbatimit të plotë të legjislacionit doganor dhe luftën ndaj çdo tentative abuzive në kufi.

Të ngjashme