Policia reagon pas gjetjes së trupit që dyshohet se i përket Eglant Koçit

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë, i cili dyshohet se i përket Eglant Koçit, të zhdukur prej më shumë se dy javësh.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se trupi i një mashkulli është gjetur në gjendje dekompozimi në territorin e fshatit Cërrujë, lagjja Domush, ndërsa grupi hetimor po vijon verifikimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN,.

Të ngjashme