55-vjeçarja gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Maliq, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.

Sipas policisë, shtetasja L.D dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda shtëpisë së saj, raporton Euronews.al.

Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet policore.

Mësohet se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili një javë më parë kishte shkuar në Greqi për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e vdekjes.

Të ngjashme