Aksident fatal në Shqipëri, humb jetën motoristi, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, pranë fshatit Derven.

Sipas informacioneve paraprake, Kola po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”. Goditja ka qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton vizionplus.tv.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, L.V, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme