Madonna kritikon përdorimin e rrjeteve sociale

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur, Madonna ka kritikuar përdorimin e rrjeteve sociale, duke e quajtur Instagramin “shpirt-shkatërrues” dhe një aktivitet që mund ta bëjë të ndihet në depresion nëse e përdorë për një kohë të gjatë.

Në një intervistë për revistën Interview, 67-vjeçarja ka thënë se ka disiplinë të madhe kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, pasi ka jetuar pjesën më të madhe të jetës pa to.

“Ne mendojmë se nëse kalojmë dy orë në Instagram, kemi qenë me dikë. Është një aktivitet thellësisht shqetësues. Është hipnotizues dhe gjithashtu shpirt-shkatërrues”, ka thënë ajo.

Ylli ka shtuar se ndonjëherë bie në kurthin e shfletimit pa fund por përpiqet të ndalet shpejt.

“E hap Instagramin dhe pastaj më çon te një video tjetër… dhe pastaj them: çka po bëj? Kam 5,000 gjëra për të bërë. Hiqe telefonin”, ka thënë ajo.

Madonna ka thënë se përdorimi i rrjeteve sociale për më shumë se 10 minuta mund t’i ndikojë gjendjen emocionale.

“Nëse rri më gjatë, ndihem se jam në depresion dhe nuk dua të kthehem aty”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se e vlerëson kohën dhe përpiqet ta mbushë ditën me aktivitete të planifikuara.

“Koha është e çmuar. Çka mund të bëj? Çka mund të arrij?”, ka thënë ajo.

Këngëtarja e hitit “Hung Up”, ka thënë se preferon të shkruajë me dorë në vend të telefonit apo kompjuterit, duke mbajtur ditarë dhe duke shkruar tekstet e këngëve në letër.

“Mes lidhjes dorë-mendje është një pjesë e shpirtit që mesazhet nuk e kanë kurrë”, ka thënë ajo, duke shtuar se shkrimi me dorë për të ka më shumë vlerë dhe ndjeshmëri sesa teksti digjital.

Të ngjashme