Për tri javë policia në Pejë arreston 38 persona të kërkuar me urdhër të gjykatave

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë kanë arrestuar 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave gjatë periudhës nga 1 deri më 22 qershor.

Sipas një komunikate të Policisë, personat e arrestuar dyshohen për vepra të ndryshme penale dhe arrestimi i tyre është bërë në zbatim të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Prej tyre, 13 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore. Pas pagesës së dënimit me gjobë, këta të fundit janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe arrestimin e personave që kërkohen nga organet e drejtësisë.

Të ngjashme