Pasditen e djeshme në Viti, policia ka sekuestruar sasi narkotikësh, që dyshohet të jenë poseduar nga dy persona.
Bëhet fjalë për 172.9 gramë marihuanë, që u sekuestruan në një vend ku po qëndronin dy persona të dyshuar që, porsa panë policinë, ikën në drejtim të panjohur, raporton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar po ashtu një peshore elektrike, një telefon celular, një veturë dhe një skuter.
“Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore” deklaron policia.
Rasti u iniciua si “Posedim ilegal i narkotikëve”.