Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, me autor Prof. Dr. Ethem Çeku.
Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se përmes këtij libri, autori sjell një vështrim të thelluar mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Postimi i tij i plotë:
Pata nderin të marr pjesë në promovimin e librit “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, me autor Prof. Dr. Ethem Çeku.
Përmes këtij libri, autori sjell një vështrim të thelluar mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Pikërisht në këto vite, patriotët shqiptarë, përmes kryengritjeve, organizimit politik dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare, kurorëzuan përpjekjet shekullore për formimin e shtetit shqiptar.
Prof. Dr. Ethem Çekut i uroj suksese të mëtejme në punën e tij shkencore!