Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka uruar komunitetin egjipitian, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre.
Ajo tha se Republika e Kosovës është më e fortë kur secili qytetar ndihet i përfaqësuar dhe vlerësuar.
Postimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Egjiptianëve në Kosovë, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit egjiptian ju përcjell urimet më të përzemërta, me dëshirën për shëndet, mirëqenie dhe suksese të vazhdueshme.
Sot, në ballkonin e hapur të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u mblodhëm për të kremtuar këtë ditë të veçantë, si mundësi e mirë për të nderuar identitetin, historinë, kulturën dhe kontributin e çmuar të komunitetit egjiptian në pasurimin e mozaikut shoqëror dhe kulturor të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës është më e fortë kur secili qytetar ndihet i respektuar, i përfaqësuar dhe i vlerësuar. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të avancuar barazinë e mundësive, për të mbrojtur dinjitetin e çdo njeriu dhe për të ndërtuar një të ardhme ku diversiteti është vlerë dhe pasuri e përbashkët.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Egjiptianëve!