Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “When Light Pauses”

Prishtinë | 25 Qer 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës personale “When Light Pauses”(“Kur drita pushon”), të artistes Ulpiana Kurtaj.

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë është ekspozuar seria e vizatimeve monumentale të realizuara me laps dhe thëngjill, që paraqet një hulumtim të ndjeshëm mbi trupin femëror si formë plastike dhe estetike. Duke u përqendruar në strukturën anatomike, artistja ka përdorur dritëhijet dhe kontrastet, që i japin vizatimeve ndjesi të fuqishme skulpturore.

Kryeministri uroi artisten Kurtaj për punën dhe ekspozitën, që do të jetë e hapur për dhjetë ditë, si dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme.

Të ngjashme