Alarm në Greqi: Peshku helmues me dhëmbë të mprehtë po përhapet në Mesdhe

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Një specie peshku toksik me dhëmbë të mprehtë, që ngjajnë me ata të njeriut, po përhapet në Greqi pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Bëhet fjalë për silver-cheeked toadfish (Lagocephalus sceleratus), një peshk me trup në formë silureje (torpedo), i pajisur me dhëmbë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të mprehtë.

Përveç kafshimit të rrezikshëm, ai përmban edhe një neurotoksinë shumë të fuqishme të quajtur tetrodotoksinë, e cila mund të shkaktojë dështim të zemrës dhe mushkërive, duke e bërë këtë peshk të papërshtatshëm për konsum njerëzor.

Kjo specie zakonisht jeton në Oqeanin Indian, por besohet se ka kaluar përmes Kanalit të Suezit drejt Detit Mesdhe, e tërhequr nga ngrohja e ujërave.

Peshkatarët në Greqi tashmë po marrin pagesa nga shteti për kapjen e këtij peshku, i cili po migron drejt veriut në Mesdhe si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet greke bëjnë të ditur se deri më tani peshku nuk është parë në zonat ku turistët lahen në ishujt e vendit.

Megjithatë, javët e fundit ai ka shkaktuar probleme serioze për peshkatarët pranë brigjeve të Kretës dhe disa ishujve të tjerë, duke shqyer rrjetat e peshkimit.

Që nga e premtja, qeveria greke ofron 5.33 euro për çdo kilogram peshku të kapur, megjithëse kjo specie zakonisht gjendet në ujërat tropikale.

Është hera e parë që Greqia merr një masë të tillë, deklaroi ministri i Bujqësisë, Margaritis Schinas, ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, përpara nisjes së programit, shkruan Metro

Të ngjashme