Pas një viti te Llapi, Redon Bejta i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin nga Podujeva.
Futbollisti ka njoftuar se kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin dhe duke i uruar suksese në vazhdim.
“Nga sot jam lojtar i lirë dhe në pritje të sfidës së radhës”, ka shkruar Bejta në mesazhin e tij, duke lënë të hapur mundësinë për një transferim të ri gjatë afatit kalimtar.