Vdes i moshuari pasi u rrëzua në banesën e tij në Jalë

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë është shënuar sot në Jalë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën.
Siç raporton NOA.al, viktima me inicialet F.A. dyshohet se është rrëzuar në ambientet e shtëpisë, duke pësuar lëndime fatale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet po vijojnë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.

Të ngjashme