Arrestohet një person në Kamenicë, policia i gjen armë, 50 fishekë dhe një xhaketë të vjetër të Policisë së Kosovës

Prishtinë | 05 Kor 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në orët e para të së shtunës në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, municion dhe një xhaketë e vjetër e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 korrik 2026, rreth orës 02:10.

Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 50 fishekë, një këllëf të armës si dhe një xhaketë të vjetër të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari armën dhe pajisjet e sekuestruara i posedonte pa lejen përkatëse.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Të ngjashme