Një person është arrestuar në Deçan pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronën.
Sipas policisë, i dyshuari ka kanosur edhe zyrtarët policorë në prezencën e tyre gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.