Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave publike të bëra ditëve të fundit lidhur me rastin e hetimit dhe arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krim të organizuar në fushën e derivateve të naftës, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dezinformuese.
Përmes një komunikate për media, Dogana ka bërë të ditur se, me vendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka qenë e përfshirë në ekipin e përbashkët hetimor që nga fazat e para të hetimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.