Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë, i njëjti ka ndodhur  më 4 korrik në rrugën “Brigada 161”,kur  një qytetar ka njoftuar policinë se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është iniciuar nga forcat e rendit si “Person i zhdukur”.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thotë policia.

Të ngjashme