Çifti britanik gjendet i gjallë pas zjarrit masiv në Spanjë, shpëtohet nga policia

Prishtinë | 11 Kor 2026 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Një çift britanik që po kalonte pushimet në Almeria të Spanjës është gjetur në një greminë, gjysmë i vetëdijshëm dhe me djegie të rënda, nga policia që po kërkonte të mbijetuar pas zjarrit shkatërrues që përfshiu provincën.

Çifti dyshohet se ishte duke bërë ecje në natyrë kur u përfshi nga zjarri masiv, i cili nisi të përhapej me shpejtësi të enjten.

Deri tani, zjarri ka shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe ka djegur më shumë se 6 mijë hektarë tokë në provincën juglindore të Spanjës, shkruan Reuters. transmeton Klankosova.tv.Ata u gjetën nga pjesëtarë të Gardës Civile spanjolle, të cilët po kërkonin në zonën e shkrumbuar pranë komunitetit më të prekur, Bedar, për persona të bllokuar apo të mbijetuar.

Një nga oficerët e përfshirë në operacion, rreshteri Pedro Barre, tha se gjatë kërkimit kishin dëgjuar një zë në distancë, por fillimisht menduan se ishte jehonë.

Pas ndjekjes së zërit dhe zbritjes në një shpat mali, policët gjetën çiftin në gjendje kritike, gjysmë të vetëdijshëm dhe me djegie të rënda në rreth 40 për qind të trupit.

Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion dyorësh për t’i transportuar ata drejt spitalit, ku u dërguan për trajtim intensiv.

Të ngjashme