Grabitje nën kërcënimin e armës në Rahovec

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 21:33, në rrugën “Fahri Fazliu”.

Një person i panjohur, nën kërcënimin e armës, i ka grabitur një shumë të hollash një qytetari dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Të ngjashme