KPK nis votimin për Kryeprokurorin e Shtetit, pesë kandidatë në garë

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur procesin e votimit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa emri i kandidatit që do të marrë mbështetjen e nevojshme do t’i dërgohet presidentes së Kosovës për dekretim, raporton Ekonomia Online.

Para fillimit të procesit të votimit, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, prezantoi raportin final të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve.

Në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë pesë kandidatë, të cilët sipas raportit final janë vlerësuar me këto pikë:

* Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me 91.6 pikë;

* Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89.3 pikë;

* Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89 pikë;

* Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 87 pikë;

* Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me 86.3 pikë.

Pas përfundimit të votimit në KPK, emri i kandidatit të përzgjedhur do t’i përcillet presidentes së Kosovës për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Të ngjashme