Fatmir Shehollit i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit

Prishtinë | 14 Kor 2026 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Themelore e Prishtinës, ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit edhe për dy të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”- thuhet në përgjigjjen e Gashit.

Të ngjashme