Kampioni i Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Champions League ndaj Zalgiris Kaunas, e cila nis në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Lituani, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani synon fitoren dhe kualifikimin në raundin e dytë.
Lajmi i mirë për Dritën është rikthimi i Rron Brojës pas lëndimit, ndërsa në sulm nga minuta e parë startojnë Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Igball Jashari.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku; Krasniqi, Pëllumbi, Bytyqi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj, Krasniqi; Balaj, Manaj, Jashari.
Zalgiris Kaunas: Svedkauskas; Konstar, Lekiatas, Tolordava, Moutachy; Baldassarra; Ourega, Silvka, Benchaib, Leo Ribeiro; Oliveira.