E konfirmuar: 80 persona kërkojnë ndihmë në QKMF në Han të Elezit, dyshohet se janë helmuar

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit në Han të Elezit.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai, ka shtuar se këto janë vetëm infromacionet e para.

“Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit. Ndërkohë, ju njoftojmë se në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, ka shtuar ai.

Të ngjashme