AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalë në terren në një lokal në Han të Elezit, pas dyshimeve se disa qytetarë janë helmuar nga ushqimi i konsumuar aty.

Sipas burimeve të Dukagjinit, inspektorët kanë marrë mostra nga produktet ushqimore të lokalit, të cilat do të dërgohen për analiza laboratorike.

Pas rezultateve të analizave, AUV pritet të ndërmarrë masat e nevojshme.

Rreth 80 persona janë trajtuar nga 13 deri më 15 korrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, me simptoma të diarresë dhe vjelljes.

Lidhur me rastin, Policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se gjatë hetimeve do të intervistohen edhe dy pronarë të dy lokaleve.

Të ngjashme