Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”, do të ketë mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”.

Periudha e mbylljes: 20.07.2026 – 11.08.2026.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për mirëkuptimin!”, përfundon njoftimi i komunës.

Të ngjashme