Ekonomia Online
FUNDIT

Evidentohen 10 raste të shkyçjeve ilegale nga ujësjellësi në tri zona të Prishtinës

Evidentohen 10 raste të shkyçjeve ilegale nga ujësjellësi në tri zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka evidentuar 10 raste të shkyçjeve ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë ditës së djeshme. Sipas KRU “Prishtina”, rastet janë evidentuar në zonat “Malush Kosova”, “Muharrem Fejza” dhe Taukbahçe. Inspektorët kanë ndërmarrë masat përkatëse ndaj rasteve të evidentuara. KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndërhyjnë në […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka evidentuar 10 raste të shkyçjeve ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë ditës së djeshme.

Sipas KRU “Prishtina”, rastet janë evidentuar në zonat “Malush Kosova”, “Muharrem Fejza” dhe Taukbahçe.

Inspektorët kanë ndërmarrë masat përkatëse ndaj rasteve të evidentuara.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjet, pasi një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe mund të sjellë pasoja ligjore.

Të ngjashme