Musmurati: Një kënd i ri lojërash në “Muharrem Fejza”

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka publikuar një video ku edhe ka treguar se “Muharrem Fejza”, i shtohet hartës së hapësirave publike të Kryeqytetit me një kënd të ri lojërash për fëmijë.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Musmurati ka shkruar se së bashku me Drejtoreshën për Parqe dhe Hapësira publike, vizituan këtë hapësirë të re që do t’u shërbejë fëmijëve dhe familjeve të lagjes.

Postimi i saj i plotë:

Një kënd i ri lojërash. Një lagje më e gjallë. 💚

Muharrem Fejza i shtohet hartës së hapësirave publike të Kryeqytetit me një kënd të ri lojërash për fëmijë.

Së bashku me Albanën, Drejtoreshën për Parqe dhe Hapësira publike, vizituam këtë hapësirë të re që do t’u shërbejë fëmijëve dhe familjeve të lagjes.

Ky është vizioni ynë: një Prishtinë më e gjelbër, me më shumë hapësira publike në çdo lagje, ku fëmijët mund të luajnë dhe familjet të kalojnë kohë së bashku.

Të ngjashme