Dy avokatë janë përleshur mëngjesin e së enjtes në një nga lokalet afër Pallatit të Drejtësisë.
Sipas njoftimit nga Policia, H.M. dhe F.A. janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar.
“Sot, rreth orës 09:30, Policia ka pranuar informatën për një sulm fizik mes dy personave në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Lidhur me rastin, dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë intervistuar. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Kohën.
Mediumi ka provuar të kontaktojë me palët, porse vetëm njëri nga ta është përgjigjur.
H.M. ka thënë se e gjitha ka qenë një mosmarrëveshje verbale mes kolegësh.
“Ka qenë një mosmarrëveshje verbale me kolegun. Asgjë ma shumë. Rreth disa bisedimeve, nuk ka aty asgjë. Ishte një keqkuptim verbal, edhe ashtu është vlerësu”, ka thënë ai.