Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka prezantuar raportin për gjendjen e lirisë së medias në Kosovë, duke ngritur shqetësime për përkeqësimin e klimës në të cilën punojnë gazetarët, raporton Ekonomia Online.
Në prezantimin e raportit u tha se gjatë takimeve me drejtues mediash, gazetarë nga terreni, Komisionit të Pavarur për Media, gjyqësorit, prokurorisë dhe përfaqësues të pranishëm ndërkombëtarë, janë identifikuar një sërë problemesh që ndikojnë në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura në raport është nxitja e urrejtjes dhe retorika stigmatizuese ndaj gazetarëve nga përfaqësues të pushtetit, e cila, sipas autorëve të raportit, ka kontribuar në krijimin e një klime armiqësore ndaj medias. Po ashtu u theksua se gazetarët vazhdojnë të përballen me presione politike, sulme verbale dhe sfida në ushtrimin e profesionit të tyre.
Raporti trajton edhe çështje që lidhen me funksionimin e transmetuesit publik RTK, Komisionin e Pavarur për Media, qasjen në dokumente publike, sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës, si dhe nevojën për përmirësimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane.
Përfaqësuesit e misionit bënë thirrje që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e gazetarëve, uljen e tensioneve në diskursin publik dhe forcimin e lirisë së medias, duke theksuar se rekomandimet e raportit synojnë përmirësimin e mjedisit mediatik dhe garantimin e një gazetarie të lirë dhe të sigurt.
Juristja e medias Flutura Kusari ka thënë se liria e medias në Kosovë ka shënuar rënie, sipas gjetjeve të raportit të misionit faktmbledhës nga Platforma e Këshillit të Evropës.
“Disa standarde të lirisë së mediave janë cënuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Si rezultat, nga një nivel i qëndrueshëm i lirisë së mediave në një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian vendi ka kaluar në një periudhë përkeqësimi gjatë tri viteve të fundit e nxitur kryesisht nga faktorë politikë. Këto zhvillime e kanë cenuar trajektoren e mëparshme positive të Kosovës për lirinë e shtypit dhe zhvillimin e mediave që nga pavarësia e vendit në vitin 2008”, ka thënë ajo.
Boguslw Gertruda nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar nevojën për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon peizazhin mediatik në Kosovë, duke kërkuar që Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) të hartohet përmes konsultimeve të gjera me të gjitha palët e interest.
Gertruda tha se projektligji duhet të zhvillohet në bashkëpunim me organizatat e mediave, gazetarët, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet harmonizimi me standardet evropiane dhe besimi i publikut.
Ai theksoi se transparenca e pronësisë së mediave është po aq e rëndësishme, pasi forcon besimin e qytetarëve dhe kontribuon në krijimin e një peizazhi mediatik më të shëndetshëm dhe më rezistent.
Gertruda vuri në dukje se llogaridhënia për sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve mbetet një prioritet, duke mirëpritur strategjinë e miratuar së fundmi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për përmirësimin e trajtimit të rasteve që përfshijnë gazetarët.
Sipas tij, hetimet efektive, procedurat gjyqësore në kohë dhe zbatimi i qëndrueshëm i ligjit dërgojnë një mesazh të qartë se sulmet ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i afërt dhe më i besueshëm i Kosovës, duke theksuar se përmes mbështetjes financiare dhe angazhimit politik do të vazhdojë të përkrahë reformat që forcojnë lirinë e medias, mbrojnë të drejtat themelore dhe konsolidojnë institucionet demokratike në përputhje me standardet evropiane.
Ndërsa, ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen tha se demokracia nuk mund të lulëzojë pa një shtyp të lirë dhe të pavarur, duke theksuar se mbrojtja dhe siguria e gazetarëve janë në thelb të lirisë së medias.
Në fjalën e saj gjatë prezantimit të raportit të misionit faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve,
Ndërsa, ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen tha se demokracia nuk mund të lulëzojë pa një shtyp të lirë dhe të pavarur, duke theksuar se mbrojtja dhe siguria e gazetarëve janë në thelb të lirisë së medias.
Laaksonen tha se gazetarët kanë një rol thelbësor në mbrojtjen e demokracisë.
“Pas pushimeve është mirë t’i mbajmë gjërat e thjeshta. Është gjithmonë mirë t’i mbajmë gjërat e thjeshta dhe mendoj se një e vërtetë e thjeshtë na udhëheq këtu sot: Demokracia nuk mund të lulëzojë pa një shtyp të lirë dhe të pavarur”, tha ajo.
Sipas saj, kur gazetarët veprojnë si roje të demokracisë, duke bërë pyetje të vështira dhe duke nxjerrë në dritë çështje që dikush mund të dëshirojë t’i mbajë të fshehura, atëherë demokracia funksionon ashtu siç duhet.
Laaksonen theksoi se mbrojtja dhe siguria e gazetarëve janë në qendër të lirisë së medias, duke shtuar se një gazetar që punon nën frikë nuk mund të raportojë lirshëm.
“Kur frikësimi ia arrin qëllimit, nuk dëmtohet vetëm gazetari, por edhe e drejta e publikut për të ditur”, u shpreh ajo.
Ajo vlerësoi se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e kornizës ligjore, por theksoi se raporti tregon se sfida serioze vazhdojnë të mbeten.
Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se ky raport jep fatkeqësisht një pasqyrë me të cilën Kosova nuk është më lider, por qëndron shumë më keq në rajon.
“Ky raport i sotëm që është final, që është rezultat i misionit të zhvilluar në mars, jep fatkeqësisht një pasqyrë të ndryshuar me të cilën Kosova nuk është më lider, por qëndron shumë keq në rajon dhe kjo reflektohet me renditjet që Kosova ka sa i përket Indeksit të Lirisë së Mediave me një përmirësim të vogël, pikërisht për shkak të rrëzimit të ligjit të KPM-së, ne Gjykatën Kushtetuese, një përmirësim i vogël këtë vit, por e dimë renditjen në vendin e 99-të, të vitit të kaluar”, ka thënë ai.
Sipas tij, klima e të bërit gazetari në Kosovë është shumë e rëndë dhe për këtë fajtori kryesor vazhdon të mbetet qeveria e Kosovës dhe partia politike Lëvizja Vetëvendosje
“Klima e të bërit gazetari në Kosovë është shumë e rëndë dhe për këtë fajtori kryesor vazhdon të mbetet qeveria e Kosovës dhe partia politike Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të instalimit të një kulture të intimidimit të vazhdueshëm të gazetarëve, të vënies në pikëpytje të vazhdueshme të punës së tyre, të kredibilitetit të tyre, nëpërmjet formave të ndryshme që shpesh dërmojnë gazetarët edhe në mirëqenien e tyre psikologjike, ose aftësinë për ta bërë punën e tyre në formë të pa penguar, me qëllimin kryesor që e kanë mediat dhe gazetarët, e që është mbajtja përgjegjës i atyre që janë të fuqishëm, që janë në pushtet, që marrin vendime, që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve.
Numri i rasteve të sulmeve, sidomos online, të gazetarëve, ka shkuar duke u rritur, pikërisht për shkak të zhvillimeve politike, për shkak se Kosova ka kaluar në disa cikle zgjedhore, sidomos në vitin 2025, gazetarët gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore janë cenuar fizikisht, përbën një alarm për AGK-në dhe komunitetin gazetaresk në Kosovë”, shtoi Rexha.
Kurse, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka thënë se mediat nuk janë vetëm raportues të ngjarjeve, por partner të rëndësishëm për informimin e drejtë të qytetarëve.
“Për ne mediat nuk janë vetem raportues të ngjarjeve. Ne i konsiderojmë partner të rëndësishëm institucional dhe bashkëpunëtorë për informimin e drejtë të qytetarëve. Jam e sigurtë që asnjerin prej nesh nuk do ta njohin qytetarët nëse ju sj media nuk keni punar çdo ditë dhe nuk keni raportuar çdo ditë punën tonë, përkushtimin tonë dhe gjith ato angazhime të cikat i kemi bërë çdo ditë punë. Vlerësojmë lartë punën e gazetarëve, përkushtimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen secili çdo ditë të punës në teren. E shpeshherë dhe jo rrallëherë janë jo të lehta rreziqe të larta qoftë për jetën dhe sigurinë e tyre po ashtu edhe nënkërcenimet të cilat mund të pasojnë shpeshherë penalizohën për punën të cilët e kanë obligim që të realizojnë. Nëse t’i themi për rastet për të cilat ne i kemi trajtuar nga viti 2023 deri në vitin 2026 kemi pasur do të thotë ngritjet e aktakuzave dhe atë katër aktakuza të cilat janë ngritur dhe dy kanë përfunduar në gjykatat kompetente. Një është me akt gjykim dënues më shtatë muaj burg efektiv, ndërsa një ka kaluar në procedurat e ndërmjerësimit”, ka thënë ajo.
“Ashtu siç jeni në njohuri, kodi i procedurës penale lejon që për veprat penale të dënueshme deri në tre vite mund të referohet më pëlqimin palës së dëmtuar. Në rastin konkret gazetari ka qenë palë e dëmtuar dhe ka dhënë miratimin dhe pelqimin që të kalohet në procedurë të ndërmjetësimit për çka dhe është përfunduar në gjykatën kompetente. Një rast e kemi që është përfunduar ka qenë i paraqitur jo me kallëzim penal por me raport informues për çka edhe ëdhtë adresuar do të thotë si rast i mbylljur. Ndërsa një rast tjetër e kemi më persona të panjohur por që konsiderohet nën regjistrin PPP që nënkupton që një gazetar është kërcënuar mirëpo ende nuk dihet se kush është kryesi i veprës penale e për çka është në procedurë e siper. Në çdo rast është për mua shqetësuese kur përveç gaztetarëve dhe pjesa tjetër do të thotë e komunitetit medial janë të rrezikuar shpeshherë edhe në mitet e punës për të cilët ata realizojnë punën e tyre ditore edhe jemi të atakuar edhe në kuadër të të dëmtimeve të aparaturës se tyre për shkak dhe kemi raste të tilla për asgjesim apo dëmtim të pronës dhe në këtë drejtim konsideroj që është shqetësuese përderisa sigurisht që dëmi është i madh dhe patjetër që duhet të riparohet”, ka shtuar Vuçetaj.

