Rama i ndan mirënjohje Yll Limanit për kontributin në art dhe kulturë

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë sot këngëtarin e njohur Yll Limani, në një ceremoni ku do t’i ndajë mirënjohje për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare dhe ndikimin e tij në frymëzimin e brezave të rinj përmes artit.

Ceremonia do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Pas ceremonisë, në orën 11:30, në Sallën e Konferencave do të mbahet një konferencë për media, ku pritet të prezantohen detaje lidhur me koncertin.

Të ngjashme