Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë sot mbledhjen e 371-të, e cila zhvillohet në Sallën e takimeve të KGJK-së në Prishtinë.
Në rend dite për t’u diskutuar janë 16 çështje. Në pikën e 9-të të rendit të ditës është diskutimi rreth kërkesës të u.d. presidentes së Kosovës dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.
Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor 2022.