Tentuan ta grabisin marketin në Bardhosh, arrestohet njëri dhe i konfiskohet një armë

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Një tentativë për vjedhje të rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku dy persona dyshohet se kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market.

Sipas raportit policor, gjatë veprimeve hetimore, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë.

Personi tjetër i dyshuar ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës.

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një market, njëri nga të cilët është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, ndërsa tjetri ndodhet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

Të ngjashme