KDS ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ky kurs ka qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatim të procedurave standarde, siguri dhe efikasitet gjatë realizimit të qitjeve dhe trajnimeve.

Ky trajnim kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për realizimin e sigurt dhe efektiv të aktiviteteve stërvitore në poligonet e stervitjes.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë angazhimin në zhvillimin e trajnimeve profesionale, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Të ngjashme