Përfundon me sukes kampionati i Kosovës në Beach Volley në Fushë Kosovë

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Federata e Volejbollit e Kosovës, në bashkëpunim me KV Libero – Fushë Kosovë, organizoi me sukses Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për Seniorë, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, i cili u zhvillua më 26 dhe 27 korrik 2026 në fushat e Beach Volley pranë Shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Turneu u zhvillua sipas sistemit Double Elimination, duke u ofruar ekipeve më shumë ndeshje dhe një garë sa më të drejtë e konkurruese. Në total morën pjesë 19 ekipe, prej tyre 13 në konkurrencën e meshkujve dhe 6 në konkurrencën e femrave, ndërsa gjatë dy ditëve u zhvilluan gjithsej 33 ndeshje (23 te meshkujt dhe 10 te femrat).

Pas ndeshjeve cilësore dhe konkurrencës së fortë, renditja përfundimtare ishte:

🏆 Meshkujt

🥇 Adriatik Berisha / Erind Qalaj

🥈 Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi

🥉 Ermal Maliqi / Erion Bajrami

🏆 Femrat

🥇 Xhudjena Kruti / Adelajda Prenga

🥈 Mihane Gashani / Sibora Gashani

🥉 Amela Llugaliu / Lyra Pireva

Fituesit u shpërblyen me kupa, medalje dhe shpërblime financiare, ku vendi i parë u shpërblye me 500 €, vendi i dytë me 300 €, ndërsa vendi i tretë me 150 €.

Medaljet për vendet e treta i ndau Sabri Gjigoli, Drejtor i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, medaljet për vendet e dyta Faton Paqarada, Drejtor i kompanisë Vlera Sport, ndërsa medaljet për kampionët u ndanë nga Vlonjat Hasani, Kryesues i Asamblesë Komunale të Fushë Kosovës (kategoria e meshkujve) dhe Ylber Kelmendi, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë Kosovës (kategoria e femrave).

Kupat për ekipet kampione u dorëzuan nga Bahri Gjinovci, Kryetar i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, dhe Valon Prebreza, Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës.

Federata e Volejbollit e Kosovës falënderon Komunën e Fushë Kosovës, KV Libero, sponsorët, gjyqtarët, vullnetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në organizimin e një kampionati të suksesshëm, i cili edhe një herë dëshmoi rritjen e vazhdueshme të Beach Volley-t në Kosovë.

#FVK #BeachVolleyball #Kosova #FushëKosovë #VolleyballKosova #BeachVolley

Të ngjashme