Familja Gjeli distancohet nga profili “Lule Gjeli”: Nuk ka asnjë lidhje me ne

created by Polish
Prishtinë | 28 Kor 2026 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Familja Gjeli ka reaguar publikisht për të sqaruar se profili në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli” nuk ka asnjë lidhje me ta dhe nuk përfaqëson qëndrimet apo vlerat e familjes.

Në reagimin e tyre thuhet se personi që qëndron pas këtij profili nuk është pjesëtar i familjes Gjeli dhe nuk ka pasur asnjë autorizim për të përdorur mbiemrin e tyre. Sipas tyre, bëhet fjalë për një identitet virtual të krijuar duke përdorur mbiemrin “Gjeli” dhe një emër femre, pa asnjë lidhje me familjen.

Familja thekson se nuk fshihet pas anonimatit dhe se çdo qëndrim apo deklaratë e saj bëhet publikisht, me emër dhe identitet të plotë.

“Për çdo gjë që themi apo publikojmë, dalim me emrin dhe identitetin tonë dhe nuk kemi nevojë të fshihemi pas profileve të rreme”, thuhet në reagim.

Në fund, familja Gjeli nënvizon se çdo deklaratë, publikim, akuzë apo qëndrim i bërë nga profili “Lule Gjeli” është përgjegjësi ekskluzive e personit që e administron atë dhe nuk ka asnjë lidhje me familjen.
“Mbiemri Gjeli është emri ynë. Ne e mbajmë hapur, me dinjitet, përgjegjësi dhe krenari”, përfundon reagimi, të cilin familja e cilëson si sqarimin e saj të vetëm dhe të qartë për opinionin publik. /T7

Të ngjashme