Xhinovci: Sulmi i Ramës ndaj Jeta Xharrës dhe KALLXO.com vjen si reagim ndaj raportimeve për keqqeverisjen

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i cilësuar si sulm ndaj gazetares Jeta Xharra dhe platformës KALLXO.coM.

Sipas Gjinovcit, reagimi i Ramës është i motivuar nga raportimet e vazhdueshme për, siç tha ai, keqqeverisjen në Komunën e Prishtinës.

“Sulmi i Përparim Ramës ndaj Jeta Xharra dhe KALLXO.com është sulm i ulët, i motivuar prej faktit që Jeta dhe KALLXO vazhdojnë me raportu për keqqeverisjen në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Gjinovci ka thënë se dhënia në shfrytëzim e hapësirave publike për organizata nuk është favor personal, por detyrim institucional për t’i ofruar qytetit aktivitete me karakter socio-kulturor.

Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër Ramën, duke e akuzuar për qasje hakmarrëse dhe duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj tij në reagimin e publikuar në Facebook.

Të ngjashme