Bie krani te Lagjja e Spitalit, lëndohen dy punëtorë

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Dy punëtorë kanë mbetur të lënduar pasi një kran është rrëzuar gjatë punimeve në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Raportohet se incidenti ka ndodhur gjatë zhvillimit të punimeve në një objekt ndërtimi, ku për shkaqe ende të panjohura krani është rrëzuar, duke lënduar dy punëtorët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe policia. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa priten informacione zyrtare lidhur me shkaqet e rrëzimit të kranit.

Të ngjashme