Një punëtor e ka humbur jetën, derisa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas rënies së një krani në një vendpunishte në rrugën A në Prishtinë.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të punëtorit të lënduar detaje për Klankosova ka dhënë drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla.
Syla tha se pacienti ka lëndime të rënda, por gjendja e tij është stabile.
“2 të lënduar i sjellë ndihma e shpejtë,në Q.E. njeri i lindur me 2000 tjetri 2008, politrauma të rënda, edhe përkundër të gjitha masave të ndërmara të RCP rreth 2 orë,, për fat të keq nuk mundi të ju përballojë lëndimëve dhe pacienti ndrronë jetë, tjetri është në QE. Me lëndime të rënda por gjendje stabile. Do të vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Torakale”, tha Syla.
Derisa, informacione shtesë lidhur me rastin ka dhënë edhe policia.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar për Klankosova.tv Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.