Conference League: Drita kërkon kualifikimin, formacionet zyrtare

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Drita është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të aventurës së saj evropiane. Kampionia e Kosovës do të tentojë sonte të sigurojë një vend në fazën e play-offit të UEFA Conference League, në përballjen e kthimit ndaj skuadrës malteze Floriana.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra gjilanase do të kërkojë fitoren para tifozëve të saj për të vazhduar rrugëtimin në garat ndërkombëtare.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të nisë nga ora 20:00.

Trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje.

Drita:
1 F. Maloku – 2 (kapiten) B. Krasniqi, 55 H. Salihu, 32 P. Boci, 3 B. Sheji – 8 V. Limaj, 77 K. Abazaj, 14 A. Dabiqaj – 10 L. Balaj, 19 B. Krasniqi, 7 L. Jashari.

Floriana:
9 K. Dervišević, 22 T. Gudelj, 28 P. Mbong – 12 (kapiten) D. Vella, 10 F. Varela, 14 A. Kurtalić – 3 M. Beerman, 4 Kouao, 8 A. Drina, 17 O. Spiteri – 23 G. Cioletti.

Kampionia e Kosovës në futboll synon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas dhe përkrahjen e tifozëve për të kaluar në fazën tjetër të garës evropiane.

Të ngjashme