Kurti viziton lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar vizitë në vendin e gërmimeve në Zubin Potok, raporton Ekonomia Online.
Dyshohet se në këtë lokacion gjenden mbetje mortore të 23 personave të zhdukur gjatë luftës. Deri më tani janë ndaluar dy persona ndërsa gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje te njëri i ndaluar. Pas vizitës pritet të ketë deklarim për media nga kryeministri.


