Policia Rajonale në Ferizaj ka intensifikuar aktivitetet në terren me synim rritjen e sigurisë në komunikacion në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 16 aksidente trafiku. Prej tyre, pesë aksidente kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar shtatë persona, ndërsa 11 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 274 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Postimi i plotë:
Policia Rajonale në Ferizaj vazhdon me aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion
Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të stacioneve të rajonit të Ferizajt, që përfshijnë komunat: Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 16 aksidente trafiku, prej tyre: 5 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona dhe 11 me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 274 gjoba për kundërvajtje.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.