E gjeti në një parking në Malishevë, qytetari e dorëzon në polici portofolin me mbi 2900 euro

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Malishevë, një qytetar ka dorëzuar në polici një portofol me para dhe dokumente personale, të cilin e kishte gjetur në një vendparkim në këtë qytet.

Nga policia bëhet e ditur se në portofola kanë qenë 2,940 euro, dhe se i njëjti i është kthyer personit të cilit i kishte humbur.

Postimi:

Qytetari dorëzon në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente personale

Malishevë, 5 gusht 2026

Më datë 04 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë, është paraqitur qytetari B.Krasniqi, i cili ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në Malishevë.

Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, dhe brenda tij janë gjetur një shumë parash në vlerë prej 2,940 euro si dhe dokumente personale.

Pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij.

Policia e Kosovës falënderon qytetarin B.Krasniqi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Të ngjashme