Pengoi zyrtarët në një institucion, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët e një institucioni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit policor, gjatë veprimeve për arrestimin e të dyshuarit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 05.08.2026 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i kishte penguar zyrtarët në një institucion gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme