Deputetja e grupit parlamentar të LDK-së, Albena Reshitaj u ka bërë thirrje deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kosovës që të shkojnë në Kuvend dhe të mos largohen deri në konstituimin e këtij institucioni.
Reshitaj përmes një postimi në Facebook tha se deputetët nuk duhet të bëhen pjesë e shkeljeve të qëllimshme të Kushtetutës, duke theksuar se nuk ekziston asnjë arsye që të mos bëhet konstituimi i Kuvendit.
“Kjo situatë mund t’i konvenojë dikujt, por ne nuk duam të bëhemi pjesë e shkeljeve të qëllimshme kushtetuese. Përkundrazi, kemi detyrim të veprojmë në përputhje me Kushtetutën, me mandatin që na kanë dhënë qytetarët dhe me përgjegjësinë që kemi marrë përsipër.Andaj, ju ftoj të gjithëve që sot të shkojmë në Parlament dhe të mos largohemi prej aty deri në konstituimin e legjislaturës së XI-të, meqë nuk ekziston asnjë arsye që një gjë e tillë të mos ndodhë.I takon partisë fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta përmbushur këtë obligim që i takon.Ju bëj thirrje të gjithë kolegëve deputet që të shkojmë sot në Kuvendin e Republikës për çka jemi votuar dhe të mos largohemi deri në momentin kur konstituohet legjislatura e re”, ka shkruar ajo.