Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke akuzuar pushtetin për keqpërdorim të institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Sadiku, duke iu referuar situatës aktuale, ka ironizuar me punën e pushtetit, duke thënë se një projekt i teatrit, i cili sipas tij nuk është përfunduar për katër vjet, tashmë është shndërruar në “teatër” politik.
“Dëgjo, qaty është teatri s’ka mujt me kry që 4 vjet. E thashë e kanë kthye teatrin, e kanë bë këtu.Janë t’u bë filma, janë t’u bë hajgare me këtë shtetin. S’di çka, e kanë bë teatër”, tha Sadiku.
