Peci: Në Kosovë qeverisje legale kanë vetëm komunat, jemi shndërruar në bashkësi komunash

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka reaguar lidhur me situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke e cilësuar atë si shqetësuese dhe të papranueshme.

Peci, përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se prej ditës së djeshme, sipas tij, vetëm komunat kanë qeverisje legale në vend.

“Prej ditës së djeshme në Kosovë qeverisje legale kanë vetëm komunat”, ka shkruar Peci.

Ai ka kritikuar gjendjen aktuale institucionale, duke thënë se Kosova është larguar nga funksionimi si një shtet i bazuar në Kushtetutë dhe ligje.

“Realisht, nga një shtet të bazuar në Kushtetutë dhe ligje, të cilat duhet të respektohen nga ata që janë betuar ta bëjnë këtë, jemi shndërruar në bashkësi të komunave”, është shprehur ai.

Peci ka shprehur shqetësimin për situatën, duke e konsideruar të nevojshme që, siç thotë ai, kësaj gjendjeje t’i jepet fund sa më parë.

“Eu ku kemi ra! Kësaj situate duhet t’i jepet fund një ditë e më parë! Boll ma”, ka shkruar Peci.

Të ngjashme